TIRANË– Efi Dhedhes që prej kohës që u bë pjesë e “PËRPUTHEN” nuk hoqi dorë nga televizioni. Ajo u bë pjesë e BBV 2, emisionin më të ndjekur në Shqipëri ku edhe nisi një miqësi me dyshen më të fashme edhe të këtyre ditëve, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.
Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka qenë e ftuar në Top Albania Radio ku edhe ka folur për angazhimin e saj në “ E Diell” me rubrikën e saj, FINK.
Teksa është pyetur nga moderatoret se cili do të ishte një tjetër emision në Top Channel që ajo do dëshironte ta prezantonte, u shpreh se ka qejf humorin.
Duke lënë kështu vend për dyshuar se sikundër dhe Kiara Tito ajo pëlqen të prezantojë Portokallinë.
Nuk dimë nëse ishte ky një kunj për të, apo vërtetë një dëshirë e saj, pasi që prej kohës kur BBV2 ende nuk kishte përfunduar, shoqëria mes Efit dhe dyshes, Luiz-Kiara u prish.
Lei Kraja: Cilin program ke dëshirë ti tës bësh, ke ndonjë në veçanti?
Efi: Nuk kam unë një program të preferuar. Kam qejf të bëj diçka timen përsëri. E shoh veten time në gjëra që kanë të bëjnë me humorin.

