Site icon Informohu siç duhet

“Këtu sundon vetëm mafia? Më vrau djalin.”/ Nëna e Santiago Malkos: Jam kërcënuar nga Leonard Duka, më thotë do e takosh shumë shpejt

"Këtu sundon vetëm mafia? Më vrau djalin."/ Nëna e Santiago Malkos: Jam kërcënuar nga Leonard Duka, më thotë do e takosh shumë shpejt

TIRANË– Nëna e Santiago Malkos, Bukurie Malko, pretendon se është kërcënuar me jetë nga Leonard Duka dhe “njerëzit e tij”.

Ajo ka dhënë një intervistë në emisionin “Jetë Shqiptare”, ku ka treguar detaje nga gjyqi i djeshëm që u zhvillua në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Teksa ka folur për gazetaren, Aida Topalli, nëna e Malkos  rrëfeu përballjen me Leonard Dukën në gjykatë në seancën e djeshme, Bukurie Malko shprehet se porositësi i vrasjes së djalit të saj i bënte presion me kokë, duke i dhënë shenjë që të mos fliste më.

Gjithashtu tha se kishte marrë mesazhe se shumë shpejt do të bashkohej me djalin e saj.

Pavarësisht se pretendon se kërcënimet i ka referuar 2 herë në Policinë e Shtetit, në asnjë rast nuk janë marrë për bazë. Kështu ka menduar që të njëjtat mesazhe t’i dërgojë në SPAK.

Bukurie Malko: Sa jam shtrirë se jam aq keq në zemër vdiqa!

Rtsh: Ne do të risjellim edhe njëherë në vëmendje vrasjen e Santiagos, donim një reagim nga ana juaj.

Bukurie Malko: Nuk e ulte krimineli moj shpirt! As ulte kokën…më shikonte në sy. Nuk dal dot në  rrugë pa më thënë “mbyll gojën”. Më ka dërguar mesazhe: Të ka marrë malli për djalin tënd? Do shkosh që ta takosh! Mesazhe…Jam drejtuar edhe në Polici. Policia do lekë, por duan lekë. Edhe në mes të gjykatës dhe do të të jap filmimet më tundte kokën. Pa pikë turpi! Prokurori tha është i njëanëshëm tha dhe do të më dënojë mua dhe stafin tim. Ky e ka stafin ai? Ai kriminel është! Ky e paska stafin ai, çfarë është ai zyrtar? Unë nuk dal dot më nga shtëpia. E lashë edhe punën. E mbylla licensën. Më njeh gjithë tregu dhe Shqipëria. Unë kam qenë në ballë të punës, si burrë! Ka hedhur lekë deri në derë të Gjykatës. Ka hedhur lekë të madh gjithandej. Unë po rri me shpirt nëpër dhembë, më vrasin sot, më vrasin nesër. Po pse çfarë është kjo kështu? Të më vrasi krimineli djalin, 25 vjeç të ma fusë në dhe. Të më gjynjëzojë mua, një djalë dritë syri. Djali im kishte dy fakultete shkollë. Pse rrugaç e kisha djalin unë? Ai më shikonte në dritën e syrit, pa pikën e ndërgjegjies. Tani do t’i shpëtojë burgut. Ai ka përgjimet që ka folur me Ervis Martinin. Çdo sekondë më kërcënon. Ku jetojmë ne? Këtu sundon vetëm mafia?

Rtsh: A ke menduar që të shkosh në SPAK?

Bukurie Malko: Tani ma çove në mendje. Unë atje shkoj…

 

Exit mobile version