Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Këto janë gabimet më të zakonshme që prindërit bëjnë me fëmijët

    August 16, 2025
    Këto janë gabimet më të zakonshme që prindërit bëjnë me fëmijët

    Çdo prind bën më të mirën që fëmija i tij të rritet me të gjithë kushtet e përshtatshme, të gëzojë shëndet të plotë, një personalitet të fortë dhe të jetë i lumtur. Ndonëse këto dëshira janë krejtësisht të natyrshme, rruga drejt tyre mund të jetë e vështirë, pasi në mënyrë të pandërgjegjshme prindërit mund të bëjnë gabime.

    Asnjë prind nuk është perfekt dhe është shumë e rëndësishme që secili të kuptojë çfarë sjelljeje mund të ndryshojë dhe si mund të përmirësohet. Më poshtë kemi listuar disa nga gabimet më të zakonshme që prindërit mund të bëjnë kundrejt fëmijëve.

    Besimi se fëmija është perfekt
    Shumë profesionistë që punojnë me fëmijët tregojnë se zakonisht prindërit nuk duan të dëgjojnë asgjë negative për fëmijët e tyre. Kur ngrihen shqetësime, reagimi i parë është mohimi i mundësisë se fëmija mund të gabojë. Nëse ata gabojnë, është e rëndësishme të tregojmë kujdes dhe të dëgjojmë me zemër dhe mendje të hapur. Vetëm kështu, mund të ndikojmë pozitivisht në jetët e tyre dhe t’i bëjmë të kuptojnë ndryshimin mes të drejtës dhe së gabuarës.

    Projektojnë ëndrrat e tyre te fëmijët

    Çdo prind ndihet krenar dhe i lumtur për arritjen e fëmijëve të tij. Megjithatë ndonjëherë ata priren të investojnë të gjithë jetën e tyre te fëmija dhe presin të njëjtën gjë prej tij. Kështu, është e vështirë të kuptojnë se fëmijët janë individë të pavarur me të drejta për të marrë vendimet e jetës së tyre. Në këtë mënyrë ata nisin t’i shohin fëmijët si shansin e dytë për të arritur çfarë nuk kanë realizuar gjatë jetës duke projektuar te ata të gjithë ëndrrat e fshehura në sirtar.

    Dëshira për të qenë miku/ja e ngushtë e fëmijës

    Zgjedhja midis të qenit prind apo mik është bërë një dilemë e zakonshme me të cilën të gjithë përballemi qoftë një herë në jetë. Stile të ndryshme prindërimi kanë nisur t’i kushtojnë më shumë rëndësi krijimit të një miqësie me detyra dhe të drejta të barabarta. Ndonëse kjo mund të tingëllojë bukur, e vërteta është se prindërimi ka të bëjë me të qenit prindi për të cilin fëmijët tanë kanë nevojë, dhe jo miku që ata duan. Çdo njeri që vjen në jetën tonë ka një rol specifik dhe nuk mund ta harrojmë këtë.

    Po luftoni “betejat” e fëmijës suaj

    Ndërsa ka disa situata ku prindërit duhet të ndërhyjnë për të ndihmuar fëmijën e tyre, luftimi i betejave personale, i pengon ata të mësojnë sesi të ndërveprojnë me të tjerët.

    “Teksa fëmijët rriten, duhet t’i inkurajoni të zgjidhin vetë konfliktet e tyre. Kështu ata mësojnë se kanë një zë dhe krijojnë kufij të shëndetshëm me të tjerët”, shpjegon psikologia e fëmijëve, Emily Guarnotta.

    Besimi se fëmija është perfekt Dëshira për të qenë miku/ja e ngushtë e fëmijës Këto janë gabimet më të zakonshme që prindërit bëjnë me fëmijët Po luftoni “betejat” e fëmijës suaj Projektojnë ëndrrat e tyre te fëmijët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.