Ky është modeli paraprak se si do duket fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Modeli i përket fletës së votimit në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër.
Ky është vetëm një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet vetëm atëherë kur të ketë mbaruar regjistrimi i partive politike që do garojnë në zgjedhjet e 11 majit, si dhe të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.
