Site icon Informohu siç duhet

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e kryebashkiakut Veliaj

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin për vitin 2026, me një vlerë totale prej rreth 400 milionë eurosh, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Më herët, Këshilli Bashkiak kishte kërkuar pjesëmarrjen e kryebashkiakut në diskutimet për projektbuxhetin, por kërkesa u refuzua nga SPAK. Nga ana e tij, Veliaj kishte paralajmëruar përmes një letre se miratimi i buxhetit pa praninë e tij do të ishte i paligjshëm dhe i pavlefshëm nga ana procedurale.

Sipas vendimit të miratuar, buxheti parashikon 1500 kuota kredie të butë për çiftet e reja, abone falas për studentët dhe pensionistët, si dhe 1400 bonuse qiraje për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike. Gjithashtu, janë planifikuar 9.2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës, të cilët për herë të parë do të përfitojnë ushqim në shkolla.

Gjatë seancës, shumica vendosi të mos hedhë në votim 29 amendimet e propozuara nga opozita, të cilat kishin një vlerë totale prej rreth 90 milionë eurosh.

Exit mobile version