Site icon Informohu siç duhet

Këshilli Bashkiak i Tiranës i drejtohet SPAK: Kërkojmë pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e së premtes

"Histori suksesi"/ Veliaj: Transformojmë stadiumin “Selman Stërmasi” dhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, me kushte dhe standarde europiane

Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka dërguar një kërkesë zyrtare SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të lejohet të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e së premtes, 21 nëntor 2025, në orën 10:00.

Në shkresë theksohet se pjesëmarrja e kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Këshilli i referohet:

Nenit 58, pika 4, që i jep kryebashkiakut të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë;

Nenit 60, që përcakton detyrimin e bashkëpunimit mes Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.

Këshilli kërkon ose lejimin e pranisë fizike të Veliajt, ose—nëse kjo nuk është e mundur—pjesëmarrjen në distancë përmes videokonference.

Sipas dokumentit, prezenca e Veliajt është e domosdoshme për prezantimin e drafteve, buxhetit dhe raportimeve të rëndësishme për administrimin lokal.

Këshilli shprehet i gatshëm të respektojë çdo kërkesë sigurie apo protokolli dhe kërkon nga institucionet që vendimi të bëhet me shkrim, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit.

Exit mobile version