Site icon Informohu siç duhet

“Kërkoi punë në Shkodër”/ Zhdukja e australianit në Valbonë, i vëllai: Më njoftoi…

Cameron Twiss

TIRANË-Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të Hapur” në “News24” ka folur vëllai i një australiani 28-vjeçar, Cameron Twiss, i  zhdukur në Valbonë prej disa muajsh teksa ishte duke eksploruar vendin.

Ai ka folur për zhdukjen e të vëllait dhe kontaktet e fundit me të.

Vëllai i Cameron Twiss, ka rrëfyer se ky i fundit ishte një udhëtar pasionant, që preferonte të udhëtonte vetëm dhe të shijonte natyrën.

Sipas tij, ai është njofuar nga pronarët e një hoteli në Shkodër, ku Cameron ka qëndruar dhe ku kishte shprehur dëshirën për të punuar.

Siç ka treguar vëllai i të riut të zhdukur, Cameron kishte biseduar me pronarin e hotelit për mundësinë e punësimit në këmbim të akomodimit.

“Kontaktet me vëllanë i kam pasur në fillim të tetorit 2024. Vëllai ka qenë ndërmjet Valbonës dhe Thethit. Janë bërë disa kërkime me helikopter, por s’është gjetur gjë. Mikeli i hostelit në Shkodër më ka njoftuar. Pronari i hotelit më tha se Cameron u shkëput nga turma e shkoi drejt Thethit dhe kur nuk u kthye pas 10 ditësh, pronari në këtë moment ka lajmëruar policinë dhe familjen. Kryesisht në grup ishin dhe shqiptarë nga Tirana. Cameron ishte i vetmi i huaj mes shqiptarëve të tjerë. Mikeli më ka thënë se Cameron donte që të ecte vetëm. Cameron ka qejf shumë udhëtimet në natyrë. Ka shëtitur i vetëm edhe në Shqipëri. Ai ka qenë edhe në vende të tjera të Europës dhe ka qenë edhe në Shqipëri, pasi ia kanë rekomanduar. Sa duket, ka provuar që të punojë në Shkodër. I ka thënë pronarit të hotelit, që mund të punoj që mos të paguaj. Ka punuar në një restorant edhe në Angli. Unë udhëtova në Shqipëri dhe sërish mu thanë të njëjtat gjëra. Kemi shumë pak informacion dhe nuk dimë se cila është pista.”-deklaroi vëllai i australianit të zhdukur./Radar.al

Exit mobile version