TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin e tij kundër masës detyrim paraqitje.
Përmes një shkrese drejtuar Gjykatës së Lartë Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj. Kryedemokrati argumentonte se gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni kanë shfaqur mendim në lidhje me çështjen.
Sipas Berishës, gjykimi i rekursit të paraqitur nga të njëjtët gjyqtarë do të cënonte parimin e “gjykatës së paanshme”.
“Gjyqtarët për të cilët kërkohet përjashtimi nuk kanë shfaqur mendim në çështje të ngjashme, por kanë shfaqur mendim në të njëjtën çështje.”-thuhej në shkresë.
KËRKESA:
Përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni nga gjykimi i cështjes penale nr. regj. 61009-00175-00-2025, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1) datë 03.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./Radar.al
Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, shkak mungesa e gjyqtares
Pak orë para rikthimit në TV, Arbana ndan fotot me njerëzit e zemrës: Mëngjes i ëmbël
PD kërkesë KQZ-së: Të ndalohet përdorimi i simboleve të demokratëve nga të tjerë ‘online’