Ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, është zhvilluar një seancë përgjatë të cilës u diskutua çështja e Sali Berishës.
Bëhet me dije se seanca në fjalë nisi ditën e djeshme, ku u bë dhe shqyrtimi i kërkesës së Berishës për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Burimet bëjnë me dije se seanca po zhvillohet pa palët, ndërsa janë gjyqtarët ata të cilët po shqyrtojnë materialet shkresore.
Kryedemokrati kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, pasi u shmang Kuvendi duke qenë se ai është deputet.
Ndërkohë që SPAK sqaroi se masa e dhënë në atë kohë ndaj tij, nuk e kushtëzonte Berishën për të vijuar jetën e tij politike dhe angazhimet.
Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, ndërsa edhe më herët, kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.
LEXO EDHE:
A ka gisht Berisha në ekzekutimin e vëllezërve Haklaj? Ja çfarë zbulon avokati
“Trumpi nuk e do nëpër këmbë”/ Gjikondi: Berisha nisi sulmet ndaj SPAK mbas hetimeve për 21 janarin