Site icon Informohu siç duhet

Kërkoi lirinë/ GJKKO lë në burg të dashurën e Safet Bajrit, Eria Ago ndihmoi në vr*sjen e Fatbardh Licit

TIRANË– GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të dashurën e Safet Bajrit, Eria Agon, e cila është e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit.

Ago ka kërkuar lirinë në GJKKO, por është rrëzuar duke qenë se ndaj saj rëndojnë 2 akuza. Bazuar në dosjen hetimore të SPAK, dyshohet se Ago ka ndihmuar në transportimin e autorëve të ngjarjes.

Në dosje thuhet se pas vrasjes së Licit, Eria Ago ka marrë me makinë nga vendi i ngjarjes Astmer Bilalin dhe e ka sjellë në Tiranë ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

Arrestimi i Safet Bajrit:

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tire thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara”.

Të tre në lidhje me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhe kryerjen e vrasjes së Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka zgjedhur prova për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të ushtrisë së shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre./Radar.al 

Exit mobile version