Site icon Informohu siç duhet

Kërcënoi me jetë policët, arrestohet 26-vjeçari i ar*atosur në Korçë. Ja momenti kur ndërhyjnë efektivët (Video)

Policia e Korçës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Again”, duke arrestuar në flagrancë R. L., 26 vjeç, banues në Korçë, i cili mbante armë zjarri dhe kërcënoi me jetë punonjësit e Policisë.

Gjatë ndërhyrjes, 26-vjeçari refuzoi të hapë derën dhe shfaqi rrezikshmëri të lartë, ndërsa policia, pas thirrjeve dhe ndërhyrjes profesionale, arriti ta neutralizojë dhe ta arrestojë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një pistoletë me fishek gati për qitje dhe municion luftarak. Shtetasi i arrestuar kishte precedentë të mëparshëm për armëmbajtje pa leje.

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

Exit mobile version