Site icon Informohu siç duhet

Kërcënoi me armë 32-vjeçarin tek Rruga e Dibrës në Tiranë, vijon puna për kapjen e autorit

TIRANË– Mbrëmjen e së hënës një shtetas 32-vjeçar raportohet se është kërcënuar me armë, në rrugën e Dibrës në Kryeqytet, ndërkohë policia ka nisur hetimet.

Sipas asaj që ka raportuar policia mësohet se rreth orës 21:30, në Rrugën e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 27.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Exit mobile version