Site icon Informohu siç duhet

Kërcënoi me a*më të afërmin e tij, arrestohet punonjësi i Gardës (EMRI)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë Inspektorin Enis Keta, punonjës i Gardës së Republikës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi u krye pas një konflikti të çastit pranë banesës së tij, ku punonjësi i Gardës ka kanosur me armën e shërbimit shtetasin I.K., i cili është i afërm i tij. Motivet e veprimit dyshohet të jenë banale.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Exit mobile version