Site icon Informohu siç duhet

Keni vështirësi në frymëmarrje? Urgjent në spital. Najada Çomo flet për prekjen e fëmijëve nga virusi që po qarkullon

Profesoresha dhe shefja e Infektivit, Najada Çomo ka folur sot në emisionin Hipokrati në lidhje me prekjen nga Covid-19.

Sipas saj, vitet e fundit “është e qartë që preferenca e virusit për moshat ka ndryshuar fillon që nga të porsalindurit deri sa ka jetën personi”.

“Shërbimi Infektiv i pediatrisë ka qenë me fëmijë të moshave të ndryshme, me humbje jete në vitin e parë dhe të dytë.

Më pas ka qenë më i pakët numri por jo i zeruar.

Janë vënë re raste me Covid dhe ka pasur, do të thotë që të gjithë janë të ekspozuar karshi virusit.
Nëse e kalove gripin në 2020 e vjen 2024, ti nuk je i mbrojtur. I njëjti parim është dhe me Covid.
Riinfektohesh dhe risëmuresh.

Simptomat në sezon gripi kanë ngjashmëri, por një vështirësi e madhe e frymëmarrjesh që ti mezi mbushesh me frymë, evidentohet me shenja të dukshme, është shenjë e sigurtë e prekjes së mushkërive, është Covid apo birus i grit vlen për tu konfirmuar nga ana laboratorike.

A ka ndodhur ndonjëherë që kanë qenë të dyja bashkë? Po të dyja e mundin shumë më tepër trupin se sa vec e vec”.

Përgatiti Radar.al

Exit mobile version