E ftuar në programin “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, Anxhela Peristeri ka pranuar se ajo ka blerë klikime. Teksa ishte e vetmja që mbajti tabelën e saj nga faqja e gjelbër tha:
“Mashtrues! Duket kush thotë të vërtetën! Të gjithë e kanë bërë! Të gjithë!”
Kur largohet acari që ka pushtuar vendin? Mësoni çfarë ndodh në fundjavë
Klajdi Haruni garantoi se “Three Dots” nuk kanë asnjë klikim të blerë dhe tha se në kanal gjenden këngë me qindra mijëra shikime e deri te ato me miliona. Anxhela shpjegoi se tashmë kjo është një praktikë e zakonshme nga artistët dhe vjen në formën e reklamave të këngëve të tyre në video të ndryshme.
Edi Rama pagoi 150 mijë euro gazetarin e ‘NYTimes’? Vjen reagimi i fortë ndaj Berishës
Anxhela Peristeri: Tani e bëjnë të gjithë artistët sepse këto klikimet nuk po quhen më si të blera, nuk janë si dikur që blinin edhe vinin kështu si kompjuterike, tani quhen ‘ads’ dhe janë më tepër si një lloj reklame. Ti realisht paguan video të cilat iu shfaqen njerëzve të ndryshëm me këngën tënde. Nuk është se paguan lekë që janë njerëz të ndryshëm dhe i blen, janë video të cilat ti mund t’i paguash në Kosovë dhe në Shqipëri që janë më të shtrenjta dhe mund t’i paguash edhe më të lira që shfqet në Afganistan.
Vijnë lajme të mira nga jeta e Flori Mumajesit, ja me çfarë po merret artisti që i mungon skenës
-Cila është kënga jote më e klikuar?
Anxhela Peristeri: Kënga ime më e klikuar është “Habibi” me Capital T dhe Mandin së cilës nuk i kemi blerë klikime se është bërë hit në të gjithë Ballkanin.
-Sa milionë ka?
Anxhela Peristeri: 70 e ca milionë.

