Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi të bërë në rrjet i bën thirrje Partisë Demokratike që të kërkojë ndalimin e procesit të rinumërimit të votave.
Këtë kërkesë Manjani e bëri pasi, sipas tij, kandidatët demokratë i kanë vjedhur vota njëri-tjetrit.
Procesin e rinumërimit ai e konsideron si shpartallim total dhe thotë se ai nuk ndihmon aspak hapësirën politike e cila kërkon një mendim ndryshe nga ai i qeverisë.
Sipas ish-ministrit, nuk ka më asnjë interes për atë që është “varrosur” në kutitë e votimit, për më tepër kur ajo dëmton vetë opozitën.
“Besoj është e qartë se nga i ashtuquajturi rinumërim vetëm sa çimentohet pushteti. Opozita edhe atë pak kauzë që mund të kishte mbi procesin e parregullt zgjedhor, tashmë e humbet. Me keq akoma kur del se kandidatët e saj i kanë vjedhur votëza njëri-tjetrit. Shpartallim total me thënë të drejtën, që nuk e ndihmon aspak hapësirën politike e cila kërkon një mendim ndryshe nga ai i qeverisë. Po të isha PD do ta ndaloja këtë proçes diskretitues gjer në dhimbje. Tani që filloi plazhi as transparenca ska më kuptim. Asnjë interes nuk duket të ketë tashmë se ç’është “varrosur” në kutitë e votimit. Se në fakt kjo që po bën KAS si proçes zhvarrimi ngjan… Por i vdekuri nuk ngjallet më… Të paktën këtej nga trojet tona nuk është ngjallur asnjë i vdekur deri më sot…”, shkruan Ylli Manjani.
LEXO EDHE:
Samiti në Ukrainë/ Vuçiç refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
A do ia hedhë paq Berisha? Caktohet data për gjyqin ndaj “Partizanit”

