Site icon Informohu siç duhet

Këlliçit “i ngel qejfi” me reagimin e ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit

Këlliçit "i ngel qejfi" me reagimin e ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit

Reagimi i Ambasadës Amerikane në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, nuk i ka pëlqyer dhe aq Belind Këlliçit.

Në një intervistë për Syri.Tv demokrati e cilësoi këtë reagim si tallje për demokratët.

Ndërsa theksoi më tej se votat e këtyre zgjedhjeve janë vjedhur.

“Nëse ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ka fituar Rama, po. Por, në një kohë kur ne e kemi njoftuar 10 ditë përpara që po blihen votat dhe bandat në Elbasan, Lezhë, Durrës po blihen, vidhen votat dhe po futen në Kuvend njerëz të inkriminuar, ambasada nuk duhej të tallej dhe të fliste si për vendet e botës së tretë, dhe jo për një vend në mes të Europës,” – deklaroi Këlliçi.

LEXO EDHE:

Dom Gjergj Meta takohet me Papa Leone XIV. Zbulohet ftesa e veçantë për Shqipërinë

 

Exit mobile version