Pas muajsh aludimesh dhe thashethemesh, duket se romanca mes këngëtares amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau është bërë publike. Sipas “The Mail on Sunday”, çifti është fotografuar duke u puthur e përqafuar në jahtin 24 metra të këngëtares, Caravelle, pranë brigjeve të Santa Barbaras në Kaliforni.
Perry, e njohur për hitin “I Kissed a Girl”, dukej në formë perfekte me një kostum banje të zi, ndërsa Trudeau shfaqej i qetë dhe buzëqeshur në krahët e saj. Pamjet janë bërë virale, pasi dyshja u pa duke shijuar momente intime pa u shqetësuar nga turistët që ndodheshin në afërsi.
Zërat për një lidhje mes tyre nisën që në korrik, kur u panë duke darkuar në një restorant elegant në Montreal, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë koment publik.
Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij Sophie Grégoire në gusht të vitit 2023, pas 18 vitesh martesë. Ai ka tre fëmijë: Xavier (18 vjeç), Ella-Grace (16) dhe Hadrien (11).
Ndërsa Perry është nënë e një vajze pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom, nga lidhja me aktorin Orlando Bloom, dhe më herët ka qenë e martuar me komedianin Russell Brand.
Një burim pranë çiftit është shprehur për Mail:
“Katy është shumë e interesuar për të. Thotë se Justin është një njeri me cilësi të lartë — inteligjent, i sjellshëm dhe me humor. Ata janë në fazat e para të njohjes, por ka shumë kimi mes tyre.”