TIRANË– Këngëtari i njohur Kastro Zizo teksa ka qenë i ftuar në një intervistë në “Mirëmbrëma Yje” ka bërë një rrëfim të fortë dhe autokritik për një periudhë të errët të jetës së tij personale.
Artisti ka pranuar se ka qenë vetë pjesë e një sjelljeje toksike në një marrëdhënie. Ai rrëfeu një anë tjetër të tij, atë me personale e që ka lidhje me sjelljen e tij te dhunshme.
“Vitin e parë kam qenë një burrë tipik nga ata që shfaqen në emisionet sociale, ku gratë e dhunuara flasin për partnerët e tyre. Isha larg dhunës fizike, por shumë pranë dhunës verbale. Kam qenë dhunues dhe përndjekës në atë kohë.”- rrëfeu ai, duke ndare detaje te pathëna deri më tani.
Kastro pranon se pavarësisht se marrëdhënia kishte përfunduar, ai vazhdonte të kërkonte llogari, edhe pse paralelisht kishte tetë lidhje të tjera. “Kërkoja llogari në llumin që isha. Kjo gjendje zgjati një vit dhe sot, kur e kujtoj veten e asaj kohe, e përçmoj,”– shtoi me tej Kastro Zizo./Radar.al


