Site icon Informohu siç duhet

Karriera i kushtoi jetën familjare, Majlinda Kelmendi shokon me deklaratën

Karriera i kushtoi jetën familjare, Majlinda Kelmendi shokon me deklaratën

Ish-xhudistja, Majlinda Kelmendi bëri publike vështirësitë me të cilat u përball gjatë kohës që qëndroi mjaft aktive në xhudo.

Përgjatë një interviste Kelmendi u shpreh se karriera i kushtoi jetën familjare pasi ajo nuk arriti të merrte pjesë në shumicën e datave të rëndësishme në familjen e saj.

“Nuk kam shkuar në asnjë dasmë apo fejesë. Babai i ka 71 vjet ndërsa nëna gati 70 dhe unë kam munguar në këto vitet e fundit në pjesën më të madhe të ditëlindjeve të tyre. Kam dalë shumë pak, madje as në restorant nuk kam shkuar, njerëzit kanë pasur shumë pritshmëri prej Majlindës dhe unë këtë e kam ditur. Kam sakrifikuar shumë gjatë karrierës, kam pasur një karrierë 22-vjeçare, sidomos ato 15 të fundit kanë qenë shumë intensive” tha Kelmendi.

Gjithashtu ajo ceku edhe temën e refuzimit të milionave për përfaqësimin e Kosovës, e po ashtu komentoi edhe ofertën që kishte nga Kazakistani.

Edhe sot njerëzit vazhdojnë të më pyesin se si i kam refuzuar milionat, mënyra se si më shohin njerëzit ajo as nuk blihet e as nuk shitet. Derisa je garues gjithmonë duhet ta kesh parasysh se mund t’iu vijnë lëndimet, janë pjesë e rrugëtimit dhe ndoshta vijnë në momentin më të keq për ty, nuk i pret asnjëherë. Nuk e di unë si do të isha ndjerë ose a do ia kisha falur vetes nëse do kisha shkuar në vitin 2015 në Kazakistan dhe do ta kisha marrë medaljen e artë olimpike për Kazakistanin” shtoi më tej ish-xhudistja e njohur.

 

Exit mobile version