Site icon Informohu siç duhet

“Ilegal game”/ Kapen në flagrancë tre 24-vjeçarët nga Kruja

Kapen në flagrancë tre 24-vjeçarët nga Kruja

Gjatë hetimeve të kryera u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 24 vjeç, E. I., 24 vjeç, dhe M. T., 24 vjeç, të tre banues në Kruje.

Në një lokal në Fushë-Krujë shtetasit u kapën duke luajtur lojëra fati nëpërmjet celularëve.

Policia e Krujës sekuestroi: celularët e këtyre shtetasve, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, ka ogranizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ilegal game”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 24 vjeç, E. I., 24 vjeç, dhe M. T., 24 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë kontrollit në një lokal në Fushë Krujë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, me celularë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve, çipsa pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version