Informohu siç duhet

Kapen me sasi të madhe droge, vihen në pranga gjashtë persona në Greqi mes tyre edhe një shqiptar

Në një operacion policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe dy armë zjarri, ndërkohë që në pranga ranë 6 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Policia greke siguroi informacionet për një grup kriminal që funksiononte të paktën 4 muajt e fundit në tregtinë e drogës në Athinë.

Grupi kriminal shfrytëzonte një banesë në Kaminia të Pireut për magazinimin e drogës. Gjatë një operacioni të zhvilluar në Pire, Agious Anargirous dhe Athinë, u arrestuan 4 shtetas grekë të moshës 20-58 vjeç, shtetasi shqiptar Arben Gjorgji 44 vjeç nga Pusteci dhe Majlinda Gjorgji 41 vjeç nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në kërkim u shpall një grek 50-vjeçar.

Gjatë kontrolleve të policisë në banesën që përdorte grupi, por edhe në banesat dhe gjatë kontrolleve fizike të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 12.7 kg heroinë, 10.7 kg marijuanë, 60 gram kokainë, 141 tableta XANAX dhe HIPNOSEDON, 500 ml Metadon, 1.8 kg përzierës heroine, 2 pistoleta të kalibrit 9 dhe 8 mm dhe 5 fishekë të këtyre kalibrave, 2500 euro, 1 automjet, 2 peshore elektronike, 8 celularë, mjete për përzierjen dhe paketimin e heroinës.

Exit mobile version