Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Eurostat: Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    PS 83 deputetë! PD merr 50! Partitë e vogla 7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kapen 105 kg kokainë, arrestohen drejtuesit shqiptar dhe italian

    April 19, 2025
    Kapen 105 kg kokainë, arrestohen drejtuesit shqiptar dhe italian
    Demo

    Operacioni i madh antidrogë në Padova. Policia sekuestron mbi 100 kg lëndë narkotike kokainë, hashash dhe marihuanë, që nëse dilnin në treg sillnin të paktën 7 milionë euro në xhepat e trafikantëve.

    Dy persona të arrestuar, një shqiptar dhe një italian. Pakot ishin të shënjuara me numra dhe emra qytetesh apo zonash të koduara, dhe që simbolizonin porositësit e mallit apo blerësit. Shqiptari i arrestuar është një 36-vjeçar që jetonte në Padova.

    Hetimet kishin nisur që nga viti 2023, por vetëm së fundmi çoi në sekuestrimin masiv të kokainës, hashashit dhe marihuanës dhe arrestimin e një italiani.

    Bastisja u bë në banesën e të dyshuarve, në Legnaro. Oficerët e policisë të drejtuar nga zv/komisarja e policisë Immacolata Benvenuto kanë pritur që shqiptari të dalë nga shtëpia dhe e kanë ndaluar dhe më pas kanë hyrë brenda. I dyshuari u përpoq të kundërshtonte, por pa sukses.

    Fillimisht u gjetën 35 blloqe kokainë për një total prej 38 kilogramësh. Në këtë moment policia u zhvendos në lagjen Guizza në Padova, në shtëpinë e një italiani të lindur në Shqipëri.

    Në banesë nuk kishte drogë, por çelësat e një makine me qira, ku u gjetën edhe 2 kilogramë kokainë, 65 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë, të fshehura në disa thasë, gjithashtu gati për dorëzim, informon ANSA. Në total janë 105 kg drogë.

    Në dorezën e makinës ata zbuluan edhe një armë bosh me disa fishekë. Të dy u arrestuan menjëherë, teksa besohet se janë pjesë drejtuese e organizatës së narkotrafikut.

    Gjithashtu janë kontrolluar edhe tre persona të tjerë shqiptarë, ndërsa janë në kërkim edhe tre tunizianë të pastrehë, të përfshirë në trafikun e drogës.

    arrestohen drejtuesit shqiptar dhe italian Kapen 105 kg drogë kokainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Eurostat: Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

    May 14, 2025

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    May 14, 2025

    PS 83 deputetë! PD merr 50! Partitë e vogla 7

    May 14, 2025

    Shqipëria shkon në finalen e Eurovizion! Cilat janë 9 vendet e tjera që u kualifikuan

    May 14, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2025

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    Nga Gjergj Erebara Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në…

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Philipp Plein vjen në Tiranë për të sjellë luksin: The Plein Hotel dhe Grand Park Skyline, projekti ambicioz që do të ndryshojë horizontin e kryeqytetit

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 14 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 13 Maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.