TIRANË– Kaosi i krijuar një ditë më parë në Kuvend nga deputetët e PD-së, ka ngjallur reagime të shumtqa.
Së fundmi Ambasadori i BE-së Shqipëri, Silvio Gonzato ka reaguar lidhur me veprimin e deputetëve të PD, ku dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.
Sipas tij ky veprim është për të ardhur keq, për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.
“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër, disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.

