Site icon Informohu siç duhet

“Kandidatin e zgjedhin fëmijët e Berishës”, Rada: Binaj si Basha, janë ata financiuesit kryesisht të fushatës elektorale

Gazetari dhe analisti Ardit Rada ka komentuar në një intervistë për Radar.al kandidaturën e mbështetur nga opozita të aktorit Florian Binaj për bashkinë e Tiranës. Rada tha se Binaj me gjithë vlerat që ka është një produkt i paracaktuar nga fëmijët e Sali Berishës.

Sipas tij, janë ata financiuesit kryesisht të fushatës elektorale dhe ideatorët e njerëzve kryesorë në PD, duke sjellë si shembull rastin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Florian Binaj në thelb me gjithë vlerat që ka si humorist, si moderator, si piktor është një produkt i paracaktuar nga fëmijët e Sali Berishës. Kjo nuk është sekret. E kam thënë një javë para se të shpallej që ka njerëz mbi Berishën që vendosin dhe përcaktojnë se kush është kandidati dhe kryesisht për Tiranën. Sepse janë ata financiuesit kryesisht të fushatës elektorale. Janë ata ideatorët e njerëzve kryesorë në PD. Kjo nuk është një shpikje dhe demagogji që e bëj unë tani për t’u bërë lajm. Ky është një fakt që ka ndodhur që në 2005. Ne e dimë se fëmijët e Sali Berishës kanë zgjedhur Lulzim Bashën, e kanë afruar në PD, janë sponsorizuar të ishte ministër i Brendshëm, ministër i Infrastrukturës dhe të gjitha ministritë me radhë dhe investuan deri sa e bënë kryetar partie”, tha Rada.

Ai theksoi se Sali Berisha është i vetmi lider në Shqipëri që fëmijët e tij i angazhon në fushën politike që në kohën e pellazgëve.

“Këtë nuk e them unë dhe nuk është aludim, e kanë thënë vetë fëmijët e Berishës, e ka thënë vetë Berisha, e ka thënë Lulzim Basha. Sikurse Sali Berisha është i vetmi që fëmijët e tij i angazhon në fushën politike që në kohën e pellazgëve. Nuk ka ndodhur që një lider të fusë fëmijët e tij në Shqipërinë politike, nuk ka ndodhur as me Enver Hoxhën. Ka ndodhur me Berishën që nxjerr djalin, dhëndrin dhe vajzën të reagojnë publikisht nëpër facebook-e për çdo rast që kanë. Të kthehemi te rasti i Binajt, unë mendoj që Berisha e komprometon figurën e tij”, tha më tej analisti.

Rada tha më tej se “Ai duhet të gjejë guximin, nëse e ka pasur garën e sinqertë për të garuar apo ka qenë një gomerdare e Berishës për të shpëtuar nga aleatët”.

“48 orët e fundit po diskutohet gjerësisht që Binaj ka mbështetje shumë të madhe në rrjete sociale. Po merr shumë like, komente. Tani të jemi realistë, kur vjen puna te vota shqiptarët marrin 1/10 e like-ve dhe 1/10 e komenteve”, deklaroi ai.

Exit mobile version