Site icon Informohu siç duhet

Kanceri nuk fal/ Mjeku Koduzi zbulon rreziqet nga duhani, kontrollet dhe gabimet që bëjmë çdo ditë

TIRANË– “Diva në Radar” ka pasur të ftuar sëfundmi mjekun Gazmend Koduzi.  Profesori ka folur gjatë intervistës për turmoret, parandalimin e tyre, testimin dhe faktorët e riskut.

Mes tyre ai përmend duhanin, alkoolin dhe mënyrën e të ushqyerit, gjithashtu edhe aktivitetin sportiv.

“Një nga elementët më të rëndësishëm që ka të bëjë me tumoret është parandalimi dhe kapja në kohë. Shumica e këtyre kancerave apo tumoreve kanë një natyrë genetike dhe parrandalimi është i vështirë sepse kur gjen atë momentin e duhur apo ambientin e duhur ato shfaqen.  Çfarë është ambienti i duhur, kur pi duhan, kur pi alkool, kur abuzon me mënyrën e të ngrënit, me mënyrën e të jetuarit, kur nuk merresh me aktivitet fizik. Për tumorin e gjirit si faktor risku, njihet edhe ajo kur gratë i mbajnë gjinjtë lirshëm, nuk mbajnë reçipeta, apo nuk bëjnë kontrolle të përhershme. Pra këta janë pjesë e parandalimit.”-tha Koduzi./Radar.al

Exit mobile version