Site icon Informohu siç duhet

Kanceri i gjirit edhe tek burrat, mjekja tregon rastet dhe jep paralajmërimin e rëndësishëm

TIRANË– Tetori rozë është edhe muaji që njihet ndryshe si muaji i sensibilizimit për kontrollet kundër kancerit të gjirit. Në një intervistë për Radar.al mjekja onkologe Jona Prifti.

Mjekja ka shpjeguar se kanceri i gjirit ndodh edhe tek burrat, por bëhet më tepër agresiv pasi nuk arrihet të zbulohet në kohë.

“Kanceri i gjirit te burrat ëhstë më agresiv për faktin se nuk kapet herët sepse burrat kanë tendecën të jenë edhe më neglizhentë për vizitat por edhe nëse evidentojnë një masë nuk ju vete mendja për kancer gjiri. Nëse kapin masa të tilla duhet të shkojnë patjetër tek një imazherist për të kryer ekzaminime më të thelluar, një ekografi rezonancë.”-shprehet  mjekja./Radar.al

 

Exit mobile version