Site icon Informohu siç duhet

Kamioni përplaset me makinën dhe përmbyset në mes të rrugës në Lezhë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme, rreth orëve të pasdites, në aksin nacional Shkodër–Lezhë.

Sipas informacionit paraprak, një kamion i drejtuar nga shtetasi H. Sh. është përplasur fillimisht me automjetin e drejtuar nga shtetasi A. L., e më pas me një tjetër automjet ku ndodhej shtetasja A. H..

Nga përplasja e fortë ka humbur jetën një person, i cili ende nuk është identifikuar, ndërsa tre shtetas të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e ngjarjes tragjike.

Radar.al

Exit mobile version