Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka përfunduar me sukses ekzaminimin fizik, përfshirë edhe testet për shëndetin kognitiv dhe të zemrës. Në një deklaratë për gazetarët gjatë udhëtimit me Air Force One, ai theksoi se rezultatet ishin pozitive dhe raporti mjekësor pritet të publikohet të dielën.
“Mendoj se çdo gjë shkoi shumë mirë. Bëra të gjitha testet që mund të imagjinohen, dhe qëndrova për një kohë të gjatë,” u shpreh Presidenti. Ai shtoi se kishte kaluar testin njohës me sukses të plotë, duke marrë “çdo përgjigje të saktë”.
“Kam një zemër të mirë, një shpirt të mirë. Testi njohës? Çdo përgjigje ishte e saktë. E bëra për të treguar që jam në formë të plotë – ndryshe nga disa të tjerë”, tha ai, duke nënkuptuar kundërshtarin e tij politik, Joe Biden.
Testi në fjalë, i njohur si Vlerësimi Njohës i Montrealit (MoCA), shërben për të zbuluar shenja të hershme të dëmtimit kognitiv dhe përfshin detyra të thjeshta si identifikimi i kafshëve, vizatimi i një ore apo memorizimi i fjalëve.
I pyetur nëse mjekët i kanë sugjeruar ndonjë ndryshim në stilin e jetesës, Trump pranoi se kishte pasur disa këshilla, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në vijim, ai foli edhe për çështje ekonomike, duke u shprehur optimist për rritjen e vlerës së dollarit dhe ecurinë e tregut të bonove. “E zgjidha këtë problem shumë shpejt. Tregu po ecën mirë dhe mendoj se dollarit do t’i rritet ndjeshëm vlera, sapo njerëzit të kuptojnë çfarë po bëjmë,” përfundoi Presidenti.
From Donald Trump Truth Social 04/11/25 10:05 PM pic.twitter.com/zwKIStRbHE
— Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) April 12, 2025