Site icon Informohu siç duhet

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”/ Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

TIRANË– Mbrëmjen e së martës në emisionin “Goca dhe Gra”, teksa ishte i ftuar Ermal Mamaqi u prek edhe tema e trajnimeve motivuese që aktori i humorit organizon.

Teksa po shpjegonte formatin e seminarit që do të zhvillojë këtë fundjavë, Mamaqi u shpreh se ky trajnim synon t’u tregojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien e tyre me veten, duke shtuar se në të marrin pjesë personazhe të njohur publikë.

“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde,” tha ai, duke ia drejtuar ftesën edhe aktores së mirënjohur Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.

Aktorja e refuzoi ftesën e tij: Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë./Radar.al 

Exit mobile version