Site icon Informohu siç duhet

‘Kam forcën magnetike të ariut Silva’- Rama batuta me ushtarakët shqiptarë në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel.

Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit, Rama nuk kurseu as batutat duke u thënë pjesëtarëve shqiptarë të stafit të NATO-s se nuk i kanë fituar vendet e punës me “ndonjë kushëri në Finlandë apo Holandë”.

Ai vijoi duke shtuar se “kushedi sa italianë, gjermanë apo anglezë kanë mbetur pa punë”, për shkak se pozicionet në zyrat e NATO-s janë fituar nga stafi shqiptar.

Ai i falënderoi pjesëmarrësit, duke thënë se prezenca e tyre aty ishte ndoshta edhe për shkak të forcës së tij magnetike të ariut Silva.

“Ariu Silva ka qenë një figurë shumë e njohur në Tiranë në vite e fëmijërisë time që herë pas here nxirrte zbutësi i vetë. Efekti i ariut për mua është shumë i artë. Edhe për shkak të shtat lartësisë, e kam efektin. Faleminderit që erdhët dhe e patë ariun nga afër”, tha Rama.

Rama: Unë e di që përveçse të qenit kryeministër kam edhe forcën magnetike të ariut Silva. Ariu Silva ka qenë një figurë shumë e njohur në Tiranë në vite e fëmijërisë time që herë pas here nxirrte zbutësi i vetë. Efekti i ariut për mua është shumë i artë. Edhe për shkak të shtat lartësisë, e kam efektin. Faleminderit që erdhët dhe e patë ariun nga afër.

Ju uroj shumë shëndet. Mirë se të vini kur t’ju dëshirojë zemra në atdhe. Mos harroni se këtu nuk vihet në punë. Atdheu jonë e ka këtë. Të mban vonë natën dhe nuk të zgjon në mëngjes. Ndërsa këtu është e kundërta. Sot kur erdhën për të më çuar te hapja e kapitujve, ishte natë, por ishte në mëngjes.

Exit mobile version