Site icon Informohu siç duhet

“Kam 500 kushërinj, të del uji i zi po më preke”/ Kush është Emri Hysenaj, sherri me Orges Mollës në Sky ECC

TIRANË– Emri Hysenaj është i akuzuar si pjesë e grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Europë, u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë.

Pjesë nga dosja:

H1IQJ2-I ke lekt?…erdhi e marta tjetër….ca kujton ti se do te presin robt ty 10 vjet eee…edhe thu pa pik turpi na 5 mij euro, po ti nis…ca jan kto muabete mer….

Vijon biseda në datë 08.12.2020 në orën 16:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECCH11QJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECCLBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikimin e lëndës si dhe del në pah që lekët për të cilat bëhet fjalë më këtë bisedë, dhe nga çfarë është diskutuar edhe në bisedat e kësaj date apo ditë më parë në bisedat e bashkëpunëtorëve të tjerë konstatohet që është lënda narkotike që kanë marrë nga shtetasi Ervin Zeqiri dhe nuk i kanë dhënë lekët akoma, pasi i dërgon mesazhin e Ervin Zeqirit i cili ka nickname të SkyECC “Harley Davidson”:

H1IQJ2—Emre nisu sonte…o shok he ti…nuk du lekë…të sqaroj muhabetet….nesër duhesh ti këtu…te du ty ktu…..se do trashen gjonat….

LBG3TC-Me përdor leket e huja…

HIIQJ2—o shok… hec ti po them….prandaj po të kërkoj… do shkojmë të dy te burri huj po hec ktu…se s’du probleme… a e kupton apo jo…hec nisu…a e kupton…se t’i paguj un biletat…..o shok mos e zgjas kot….po nisu për Durrës….leje punën 1 ditë….

Në datën 10.12.2020 në orën 21:59 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj komunikon me përdoruesin e SkyECC HIIQJ2, i identifikuar si Orges Molla, vijon biseda në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikimin e lëndës narkotike:

LBG3TC- A ngjove?!! Mos ofendo mo po të them, se mallin këtu e ke, s’ta ka shit njeri, hajde merre mallin mrapsht, edhe leket bile t’i jap, mos ofendo mo, se mos kujto se jam vetë o shok se kam katerqind kushëri pesëqind kushëri kam unë, nuk iki gjakhups unë ashtu me më vra njeri o shoku jem, uji i zi del me m’prek njeri o shok, mos u merr me mu se s’jam nga Kavaja unë!!”….

Exit mobile version