Avokati i njohur Sajmir Vishaj ka treguar përjetimin më të rëndë të jetës së tij, kur për shkak të një tumori në zorrën e trashë përfundoi në gjendje kritike.
“Jam tip i rregullt, çdo muaj bëja check up dhe nuk kisha asnjë shqetësim. Por kisha abuzuar më herët me cigaren dhe alkoolin. Në paraburgim avokatët bartin stresin e të gjithëve, të klientëve dhe të familjarëve, dhe kjo lë pasoja”, u shpreh Vishaj.
Ai tha se gjendja e tij u përkeqësua papritur dhe vendosi të shkojë në Itali. “Më nisën në koshiencë deri në Rinas, në ajër kam kaluar 90 vdekje klinike. Në Milano shkova thuajse i vdekur. Kam hapur sytë pas 10 ditësh dhe pashë që isha në një vend të huaj”, rrëfeu ai.
Mjekët italianë i vendosën diagnozën dhe e operuan me teknologji robotike. “Tumori bllokonte mëlçinë që të dërgonte oksigjen. Pas operacionit, gjithë stafi duartrokitën. U detyrova dhe unë të duartrokisja pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Që atë ditë u ndjeva i lehtësuar”, tha Vishaj, duke e konsideruar këtë moment si “jetën e tij të dytë”.


