Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe 1 në kërkim

    Protesta/ Rama: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kallas: Të ulim realisht tensionet ekzistuese Kosovë-Serbi

    December 4, 2024
    Kallas: Të ulim realisht tensionet ekzistuese Kosovë- Serbi
    Albin Kurti dhe Kaja Kallas

    BRUKSEL– Kryediplomatja e re e BE-së, Kaja Kallas diskuton me liderët e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrë. Ishte takimi i parë i Kallas me Kurtin dhe Vuçiqin.

    Kryediplomatja e re e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha, se rruga e vetme për anëtarësim të Kosovës dhe Serbisë në BE është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në bazë të marrëveshjes së Ohrit.  Kallas që pasoi në këtë post spanjollin Josep Borrell zhvilloi në Bruksel takime të ndara me krerët e Kosovës dhe Serbisë, ku u fol edhe për sulmin e një viti më parë në Banjska të veriut të Kosovës dhe shpërthimin e pesë ditëve më parë në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

    Takimi i Kallas me Kurti dhe Vuçiqin nuk ishte në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialog ky që tash e disa vite ndërmjetësohet nga BE-ja. “I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë”, shkroi Kallas, duke ju referuar shpërthimit të fundit në kanalin Ibër Lepec në veri të Kosovës. Sipas shefes së re të diplomacisë evropiane, ajo do të punojë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, siç tha, “në mënyrë që të mund të ecim përpara në një rrugë me procesin e zgjerimit.

    “Është në dobi të BE-së dhe këtyre vendeve. Dhe rruga tjetër është të përpiqemi të ulim realisht tensionet ekzistuese, në mënyrë që të mund të ecim përpara në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku edhe unë jam e gatshme të investoj kohën time”, shkroi Kallas.

    Vuçiq: Patëm bisedë të hapur e të vështirë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij tha se ka pasur një “bisedë të hapur dhe të vështirë” me kryediplomaten e re evropiane. “Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë i jam përgjigjur në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, shkroi Presidenti Vuçiq.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq, tha se me Kaja Kallas ka folur  për çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje, duke kërkuar nga strukturat e reja të Komisionit Evropian që të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nënshkrimin e saj nga ana e Serbisë. Kurti tha se e ka njoftuar zonjën Kallas për hetimet lidhur me sulmin në Zubin Potok dhe e ka përsëritur kërkesën drejtuar Serbisë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit, tek autoritet kosovare. Millan Radojçiq me grupin e tij është përgjegjës për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit të shkuar në Banjskë të Zveçanit ku u vra një rreshter i policisë së Kosovës.

    Marrëveshja e Ohrit ende në pritje

    Marrëveshja e Ohrit që përmban 11 nene për të cilin Kurti insiston që të nënshkruhet nga Serbia, mes të tjerave parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore Kosovë-Serbi, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnëtë gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut ndërmjet dy vendeve.

    Udhëheqësit e të dyja vendeve të Kosovës dhe Serbisë së bashku edhe me udhëheqësit e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor takuan edhe presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Ky i fundit darkoi së bashku me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, para takimit të nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që pritet të mbahet 18 dhjetor në Bruksel./DW

    Albin Kurti Kaja Kallas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe 1 në kërkim

    June 18, 2026

    Protesta/ Rama: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

    June 18, 2026

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    June 18, 2026

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.