TIRANË– Një pjesë e madhe e madhe e njerëzve e konsumojnë kafenë në mëngjes esëll. Por shpesh herë është diskutuar që për shëndetin një veprim i tillë është i dëmshëm.
Studiuesit thonë se koha më e mirë për të shijuar kafen është mëngjesi i vonë, mes orës 9:30 dhe 11:30 paradite.
Sot në këtë artikull Radar.al raporton efektet që mund të ketë kafeina në trupin tonë kur e pimë me stomak bosh.
Ndiheni edhe më të fjetur
Kafeja është një pije zgjimi për shumë prej nesh, por pirja e saj sapo të dilni nga shtrati mund të ketë efektin e kundërt. Kafeina dyfishon nivelet e hormoneve të stresit dhe mund të çojë në probleme me gjumin, gjë që rezulton në lodhje. Nëse e filloni ditën tuaj me një filxhan kapuçino me sheqer, mund të ndiheni përsëri të përgjumur pas një periudhe të shkurtër kohe. Kjo ndodh sepse trupi ynë prodhon insulinë për të kompensuar sheqerin, duke bërë që nivelet e glukozës në gjak të bien, gjë që rezulton në mungesë energjie dhe ankthi.
Trupi mund të humbasë mineralet më shpejt
Pirja e dozës suaj të rregullt të kafesë herët në mëngjes mund të bëjë që të humbni shumë vitamina dhe minerale thelbësore. Mund të sabotojë thithjen e hekurit, magnezit dhe vitaminave B të cilat janë jetike për sistemin tonë nervor. Shumë kafeinë gjithashtu mund të nxjerrë kalcium nga kockat tuaja, duke i bërë ato të dobëta.
Krijon probleme me stomakun
Kafeja aktivizon sistemin tonë nervor, i cili nga ana tjetër ndikon në zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë diarre. Shumë njerëz gjithashtu pëlqejnë të shtojnë qumësht ose krem në filxhanin e tyre të mëngjesit dhe për rrjedhojë shumica prej nesh kanë vështirësi në tretjen e laktozës, kjo mund të shkaktojë shqetësime në stomak.
Çon në shtimin e peshës
Pavarësisht se kafeja e zezë mund të ju ndihmojë të digjni dhjamin, ajo gjithashtu mund të prishë modelet tuaja të shëndetshme të gjumit. Kur nuk flini mjaftueshëm, keni tendencë të ndjeheni më të uritur dhe të keni më shumë dëshira për ushiqme të ëmbla. Shumë lloje kafesh, si pijet me kafe të përzjera me ëmbëlsues, janë të mbushura me sheqer dhe kalori duke u bërë shkak për shtim në peshë.
Mund të përkeqësojë ankthin
Kur zgjoheni në mëngjes, nivelet tuaja të hormoneve të stresit janë zakonisht të larta. Për shkak se kafeina është një stimulues, ajo i jep trupit tuaj një efekt nervoz dhe madje mund të shtojë ankthin për disa njerëz.
Mund të thajë lëkurën tuaj
Për shkak se kafeja ju bën të përdorni tualetin më shpesh, ajo dehidraton trupin tuaj. Kur dehidroheni, është më e vështirë që toksinat të dalin nga trupi përmes lëkurës tuaj. Kjo, nga ana tjetër, e than lëkurën dhe e bën atë më të prekshme ndaj problemeve të ndryshme, si rrudhat e parakohshme.
Rrit nivelin e sheqerit në gjak
Filxhani juaj i kafesë në mëngjes e bën më të vështirë për qelizat tuaja për të rregulluar sheqerin në gjak, i cili mund të çojë në sëmundje të ndryshme. Sheqeri i lartë në gjak, nga ana tjetër, mund të çojë në shtim në peshë dhe madje të rrisë rrezikun e infeksioneve të lëkurës./Përshtatur nga Brightsideme/Radar.al