Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

    Sot zgjedhjet në 5 bashki/ Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni

    Mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Ka vdekur një grua nga mbid*za”/ Shtëpitë e braktisura në Prishtinë strehë e përdoruesve të dr*gës

    November 22, 2024
    “Ka vdekur një grua nga mbid*za”/ Shtëpitë e braktisura në Prishtinë strehë e përdoruesve të dr*gës

    PRISHTINË– Shtëpitë e pabanuara për një kohë u bënë strehë e më pas u shndërruan në vende morti. Dhjetëra lajme janë të publikuara në internet ku persona nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë vdekur në shtëpi të braktisura. Shumica prej tyre në rrethana të dyshimta, të cilat më pas u lanë në harresë.

    Njëjtë kishte ndodhur edhe para një viti në rrugën “Ferat Dragaj” të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Banorët e asaj pjese kanë treguar se deri në ditën e vdekjes, në shtëpinë që mban numrin 62, e cila nga viti 2012 është braktisur, kishte jetuar një grua rreth të 30-tave.

    Sipas tyre, aty kishte qëndruar edhe një person tjetër, derisa banorët pretendojnë se shkaku i vdekjes ishte droga dhe mbidoza nga lëndët narkotike, ani pse këtë nuk e bënë kurrë të ditur as Policia e as Prokuroria.

    E pikërisht, vdekja e saj e kishte tronditur lagjen e krejt kryeqytetin.

    Sipas Policisë, e reja ishte gjetur pa shenja jete në hollin e katit të dytë të një ndërtese që gjendet përball shtëpisë së braktisur ku kishte jetuar.

    Banorët kanë frikë se mos një ngjarje e tillë mund të ndodh përsëri. Ata i thanë Kiksit se shpesh herë nuk mund të flejnë nga zhurmat që vijnë prej personave që qëndrojnë aty.

    Frikën më të madhe, këta banorë, e kanë për fëmijët. Shtëpia, e gjendur në mes të shumë shtëpive të banuara, është vendkalim i përditshëm i fëmijëve që kalojnë andej pari. Madje, shkolla filore “Ismail Qemali” gjendet pak metra larg nga po ajo shtëpi, tashmë i njohur si vendstrehim për përdoruesit e lëndëve narkotike.

    Duket se këta persona, disa të rinj e të tjerë edhe në moshë, që futen në atë shtëpi, dhe janë parë duke përdorur lëndë të ndryshme narkotike, në periudha të ndryshme të ditës dalin e kërkojnë para.

    Këtë e tha banori i kësaj lagje, Bekim Maliqi. Ai madje thotë se ata iu kanë kërkuar para pikërisht fëmijëve të cilët kalojnë në atë rrugë.

    Ndonëse ka vite që presin, banorët e “Ferat Dragaj” në Bregun e Diellit, mbesin me shpresë se shpalosja e shqetësimeve të tyre dhe publikimi i pamjeve nga ajo shtëpi, do të bëjë që drejtorët përkatës nga Komuna e Prishtinës të veprojnë karshi kësaj situate./Klan Kosova

    Ka vdekur një grua nga mbidoza Prishtine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet në 5 bashki/ Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni

    November 9, 2025

    Mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    November 9, 2025

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.