Site icon Informohu siç duhet

Juvja kërkon fitoren e parë në Champions/ Tudor: Do të jemi një “gur” i fortë për të gjithë kundërshtarët

Juvja kërkon fitoren e parë në Champions/ Tudor: Do të jemi një “gur” i fortë për të gjithë kundërshtarët

Pas barazimit në ndeshjen debutuese të Champions League kundër Borusia Dortmund, Juventus përgatitet për transfertën në Spanjë kundër Vilareal. Trajneri Igor Tudor doli para mediave për të komentuar gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për këtë përballje të rëndësishme.

Si është gjendja e skuadrës?

Skuadra është mirë, e tregoi edhe ndaj Atalantës. Bëmë një paraqitje serioze, me intensitet të lartë. Tani është Champions, motivimi është maksimal.

Gjendja e Ildiz?

Ildiz do të luajë. Nuk ka probleme lodhjeje, kundër Atalantës skuadra vrapoi mbi 122 km, kjo tregon gjendjen e mirë fizike.

Çfarë ndodh me Bremer dhe Turam?

Kanë disa shqetësime që nuk i lejojnë të rrezikojnë tani, por shpresojmë t’i kemi gati për sfidën kundër Milanit.

Rotacioni në sulm?

Tre sulmuesit do të alternohen gjatë sezonit. Jam i lumtur që i kam të gjithë, flas çdo ditë me ta dhe dua që të ndihen të rëndësishëm. Të tre do të ndihmojnë shumë skuadrën.

Çfarë vendi ka Juventus në Champions?

Është ende herët për të dhënë gjykime përfundimtare. Por mund të them që kjo skuadër ka potencial të jetë një “gur” i fortë për këdo. Jam i kënaqur me grupin që drejtoj.

Si reagojnë sulmuesit ndaj rotacioneve?

Shumë mirë. Kemi folur, i pashë të motivuar. Kjo do të vazhdojë deri në fund të sezonit, sepse Champions është skenë ideale për ta.

Çfarë ekipi është Vilareal?

Është një skuadër me nivel, sidomos kur luan në shtëpi. Ka pika të forta e të dobëta si të gjithë. Ne duhet të theksojmë cilësitë tona.

Mund të përdoret mbrojtja me katër?

Mund të ndodhë ose jo. E kemi studiuar kundërshtarin dhe jemi gati për çdo skenar, gjithçka varet edhe nga rrjedha e ndeshjes.

Të tre sulmuesit mund të luajnë së bashku?

Në teori po, por duhet parë edhe ekuilibri i skuadrës. Nuk dua që kjo të ndodhë shpesh, sepse do të thotë se jemi duke ndjekur rezultatin. Për pjesë të lojës mund të jetë një opsion.

Java me Vilarreal dhe Milanin?

Është fillimi i sezonit, ende herët për bilance. Unë kërkoj që skuadra të qëndrojë mirë, të tregojë organizim dhe mentalitet. Dua të fitojmë gjithmonë, por duhet respektuar edhe kundërshtari. Futbolli është i paparashikueshëm, megjithatë skuadra më duket në rrugën e duhur.

A flitet shumë për sulmuesit?

Është normale. Golat tërheqin vëmendjen, por kampionatet fitohen edhe me mbrojtje të fortë. Unë flas shumë me lojtarët, që të rriten dhe të ndihen të mbështetur. Deri tani prapa kemi bërë mirë dhe jam i kënaqur./PanoramaSPORT

Exit mobile version