Site icon Informohu siç duhet

Julian Deda kritika të forta pas përplasjes së Nokës me demokraten në Kamëz: Mirë Muli që mendon se është pronar i partisë, po Albana Vokshi pse nuk reagon?

Julian Deda

Aktori Julian Deda ka reaguar me tone të forta pas një incidenti në Degën e Partisë Demokratike në Kamëz, ku sekretari Flamur Noka u përplas me një zonjë demokrate që po kërkonte llogari për situatën e partisë.

Gjatë debatit, Noka i tha demokratës:

“Po të sqaroj që statuti nuk lejon me t’pyt ty për primaret, se i vendos unë që jam në qendër, s’të pyes ty fare.”

Pranë tij ndodhej kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi, e cila nuk ndërhyri për të mbrojtur demokratën.

Julian Deda deklaron se “Muli” mendon se është pronar i partisë dhe ka një kritikë dhe për Vokshin:

“Mirë Muli që tenton t’i mbyllë gojën një zonje që thotë të vërtetën, po Albana që duhet të mbrojë gratë demokrate, pse nuk reagon?”

Reagimi i Dedës ka nxitur diskutime të forta mbi rolin e drejtuesve të partisë në trajtimin e grave brenda PD-së.

Exit mobile version