Shtatori do të ketë një rokadë të vërtetë në ekranin e Top Channel, pasi janë të paktën ish banorët e BBV që presin të dalin në ekran me nga një projekt.
Së fundmi në media u përfol se vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj do të drejtonin këtë sezon të ri emisionin investigativ Fiks Fare.
Por Vip Magazine, raporton se Egla Ceno dhe Juli mund të marrin në dorë prezantimin e emisionit satiro-investigativ.
Teksa Veshajt kanë qenë shumë të distancuar nga postimet që i lidhin me Top Channel, ndryshe ka ndodhur këo ditë me Julin e Eglën.
Juli postoi në Instastory një foto nga makina e tij me pamje nga godina e TCH, ndërsa Egla gjithashtu është parë disa herë në ambientet e Top Media.
Pritet dhe pak ditë të konfirmohet se si do pozicionohen emrat e përfolur ditët e fundit.

