Disa muaj më parë është ndarë nga jeta mjeshtri i madh, Zef Deda dhe malli i familjarëve vetëm sa shtohet.
Në një postin në Instagram Jul Deda ka postuar një foto me të atin.
“Sot do ishte 74 vjeç! Njerëz si ti, zemra ime, kanë vetëm një datë, atë të lindjes. Gëzuar ditëlindjen, bos. Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty…!” -ka shkruar Juli përkrah një fotoje me të atin.

