Informohu siç duhet

“Ju marr zvarrë”/ Pas konfliktit të Nokës, KQZ urdhëron largimin e vëzhguesve

Paraq pak çastesh KQZ mori vendimin për revokimin e të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, në Vorë.

Vendimi në fjalë vjen menjëherë pas konfliktit të Flamur Nokës me disa qytetarë, pasi demokrati pretendoi se janë pajisur me bexhe vëzhguesish bandat.

Referuar vendimit të KQZ-së në këtë qendër nuk do të lejohet asnjë vëzhgues përveç vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat.

̈̈ – Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka revokuar akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ-në nt. 27, Bashkia Vorë, të lëshuara për Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV-të) dhe Vendet e Numërimit të Votave (VNV-të). Nga ky vendim bëjnë përjashtim vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Exit mobile version