TIRANË– Zegjine Çaushi, Deputetja Partisë Socialiste ditën e sotme ka mbajtur për herë të parë fjalën e saj në parlament.
Çaushi e nisi fjalën e saj me akuza dhe ironi ndaj opozitës.
Ndër të tjera deputetja socialiste bijoi duke thënë se në seancën e fundit asnjë prej deputetët nuk diskutuan për procesverbalin, por u morën me ofendime.
“Jeni marrë vetëm me ofendime për programin, për diellën e për çdo gjë tjetër. Ishit ju që e kthyet atë seancë të parë plenare, që ne deputetët të rinj mezi po e prisnim, ju arritët ta kthenit në kaos.”- tha ajo.
Në fjalën e saj ajo përmendi edhe kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
“Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni.”- u shpreh ajo./Radar.al

