Gjatë prime-t të fundit në “BBVA4”, Loredana bëri një deklaratë befasuese ndaj Jozit duke thënë se ai sillet me të sikur të jetë goca e xhaxhait të tij.
Mirëpo nga ana e këtij të fundit shpesh herë nuk është se ka patur ndonjë interes ndaj banores, madje në shumicën e rasteve ai ka patur një sjellje të ftohtë.
Për shkak të krisjes së marrëdhënies së tyre, dyshja në fjalë dhe së fundmi janë përfshirë në një debat.
Jozi shfaqet i dyzuar ndaj ndjenjave të banores ndonëse ajo e ka shprehur qartë pëlqimin dhe tërheqjen që ka prej tij.
Artisti i shtohen akoma më shumë dyshimet për shkak të marrëdhënies Loredana-Gjesti.
Kujtojmë se Gjesti ka thumbuar Jozin duke i thënë se Loredana ka qejf të kalojë kohë me atë.
Pjesë nga biseda:
Jozi: Edhe pak ditë kanë mbetur. Dua shumë të të besoj.
Loredana: Do ta shikosh.
Jozi: Më ke zhgënjyer.
Loredana: Çfarë ke parë?
Jozi: Kam parë gjëra që nuk e di. Çfarë ka ikur ka ikur, uroj të jesh e pastër siç të kam besuar, vetëm kaq, mos e zgjat.
Loredana: Unë të kam thënë të kesh besim të plotë te mua, unë t’i tregoj të gjitha, nuk kam asnjë problem./ Radar.al