Site icon Informohu siç duhet

Jozi goditi Gjestin pas eliminimit, reagon Top Channel

E paprecedentë! Jozi godet Gjestin pas eliminimit, reagon Top Channel

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të prime-t të djeshëm në formatin Big Brother Albania, ndodhi një incident i papritur, ku Jozi goditi Gjestin pas eliminimit.

Ngjarja ndodhi në momentin e daljes së Jozit nga shtëpia.

Veprimi në fjalë u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga publiku i gjerë.

Në lidhje me këtë situatë të pahijshem sa i përket formateve të tilla, Top Channel ka reaguar njoftuar kështu dënimin e çdo formë dhune. Më tej media në fjalë thekson angazhimin dhe përkushtimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt.

Ngjarja ndodhi papritmas si për median që transmeton formatin e “BBVA4” ashtu dhe për publikun dhe banorët e kësaj gare.

Top Channel bën me dije se dhe pse formatet televizive të tipit reality mund të përmbajnë të papritura dhe tensione, kufijtë janë mjaft të qartë dhe dhuna është e patolerueshme.

Pas këtij incidenti, moderatori Ledion Liço, reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë përpara publikut:

“Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

“Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

Exit mobile version