Site icon Informohu siç duhet

Jo vetëm Apple, Samsung na surprizon me risitë e tij

Jo vetëm Apple, Samsung na surprizon me risitë e tij

Para pak kohësh ju kemi raportuar se kompania e Apple së shpejti do vijë në treg me disa risi.

Mesa duket dhe Samsung nuk ka harruar të na surprizojë me ndryshime.

Sipas mediave të huaja mësohet se Samsung mund të prezantojë në vitin 2025, një telefon që do të mund trefish të paloset.

Burime nga Koreja e Jugut pohojnë se Samsung tashmë e ka gati teknologjinë për të krijuar një telefon trefish të palosshëm, dhe zinxhiri i furnizimit është gati për produktin e ri.

Por vendimi përfundimtar pritet të merret nga Divizioni MX (Mobile Experience), i cili është përgjegjës për telefonat me ekrane të palosshme të gjigantit koreano-jugor.

Porositë për panelet OLED të palosshme ranë me më shumë se 10 për qind, pasi kërkesa për Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6 nuk i kaloi pritshmëritë./ TheTelegraph

 

Exit mobile version