Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit ndodhet në qeli, po tërheq vëmendjen publike përmes postimeve në TikTok, pavarësisht se ky rrjet social u mbyll në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit.
Së fundmi, Veliaj i është përgjigjur në mënyrë ironike një komentuesi me emrin ‘Nesti Angoni’, personazhit që dorëzoi në SPAK padinë ndaj tij.

“Nuk ishte personale, it’s business as usual! Be stronger,” shkruante Angoni, duke ironizuar arrestimin e kryebashkiakut.
Veliaj nuk nguroi ta kthente përgjigjen: “Nesti ngeli spektator me ëndrra protagonisti! I shkreti.”
@erionveliaj_ Replying to @Nesti Angoni ♬ original sound – Erion Veliaj


