Nëse mendoni se fruti më i shëndetshëm në botë është ndonjë ushqim ekzotik dhe i shtrenjtë, shkenca ka një surprizë për ju: është limoni – i zakonshëm, i thjeshtë dhe ndoshta tashmë pjesë e përditshmërisë tuaj.
Një studim nga Universiteti William Paterson në New Jersey analizoi 41 fruta të ndryshme, duke i renditur sipas dendësisë ushqyese – sasisë së lëndëve thelbësore që një frut ofron për çdo 100 kalori. Në krye të listës doli pikërisht limoni.
I pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, limoni forcon sistemin imunitar, përmirëson lëkurën dhe ndihmon trupin të luftojë efektet e stresit oksidativ. Por vlerat e tij shkojnë edhe më tej:
Përmirëson tretjen, duke nxitur prodhimin e lëngjeve në stomak;
Pastron mëlçinë, përmes përbërjeve natyrale si limonoidet;
Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe rregullimin e sheqerit në gjak, falë fibrës pektinë;
Mban tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme, për shkak të përmbajtjes së kaliumit.
Për më tepër, limoni ka shumë pak sheqer dhe një indeks glikemik të ulët – çka e bën ideal edhe për personat me diabet apo ata që ndjekin një regjim të kontrolluar ushqimor.
Ky studim kujton një të vërtetë shpesh të harruar: superushqimet më të fuqishme nuk janë domosdoshmërisht të rralla apo luksoze. Ndonjëherë, ato janë përballë nesh – në një frut të vogël e të thjeshtë, që fsheh brenda një arsenal të vërtetë për shëndetin.


