Site icon Informohu siç duhet

Jeta luksoze e Aldi Zonja në rrjetet sociale, financuesi i rrjetit k*iminal që goditi SPAK

Aldi Zonja, sipas SPAK është një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Ai kishte financuar ngritjen e laboratorit në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.

Zonja kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike. Por pasi u bllokua atje për shkak të pandemisë, kohën mesa duket e ka shfrytëzuar për të ngritur ‘biznesin’.

37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dhe kështu ngritën skemën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike.

Ai është djali i gazetarit Artur Zonja dhe këngëtares së njohur Afërdita Zonja.

37-vjeçari, i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme shfaq në rrjetet sociale një jetë luksoze.

Në një nga fotot e postuara ai shihet në një jakuzi në një resort në breg të detit, ndërsa në një tjetër shihet me një tjetër trafikant të arrestuar, pjesë e grupit, Artion Çaushllari. Nuk mungojnë fotot as nga skitë, makinat e shtrenjta, orat apo drekat e darkat.

Të përfshirë në këtë grup janë edhe Klajd Birce, Ismail Abdurramani, Baki Huqi dhe Endi Sejdini. Ky i fundit është personi që kishte në pronësi ndërtesën ku u ngrit laboratori.

Exit mobile version