Informohu siç duhet

Jeta e re e Elia Zaharias pas divorcit. Princi ‘gjeti’ Blertën, por aktorja ka kushte nëse rigjen dashurinë

Pas divorcit të vështirë me Princ Lekën, aktorja Elia Zaharia ka zgjedhur që të lërë gjithçka pas.

Ajo ka vazhduar një jetë të re, duke iu rikthyer artit dhe shfaqjeve. Në postimet e saj në internet, Elia shfaqet në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vetëm pak javë më parë, ajo ishte në Itali, ku filmi i fundit ku ajo merr pjesë si aktore, u vlerësua me çmim ndërkombëtar.

Tashmë që nuk ka më titullin Princeshë, Elia është rikthyer tek profesioni i saj, aktrimi. Ndonëse nga divorci përfitoi një vlerë monetare dhe shtëpi, sërish duket se Elia i duhet një punë për të fituar të ardhurat e saj, që tashmë janë krejt të ndryshme nga ato që ishte mësuar.

Veç filmit më të ri, Elia ka udhëtuar edhe drejt Zvicrës, në një aktivitet, organizuar me komunitetin shqiptar atje.

Si një grua e divorcuar, ajo ka vendosur që të përqendrohet tek karriera, por edhe të ardhurat. Duke u përpjekur të vijojë aty ku e la përpara se të shkëputej përpara se t’i dedikohej jetës mbretërore.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin.

Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit, aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës.

Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2. Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish, ose do të nisë një bashkëjetesë, do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore.

Exit mobile version