Vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda, është fotografuar duke shijuar “jetën e fundit” në Monaco.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, ajo është parë teksa dilte nga një makinë “Rolls-Royce Cullinan”, çmimi I së cilës shkon deri në gjysmë milionë euro.
Referuar fotove, ajo është veshur me “luks” nga koka tek këmbët. Për të kompletuar stilin e saj, Kejda mban në dorë një “Hermes Birkin Epsom” që kushton rreth 16 mijë dollarë. Ajo është e shoqëruar nga partneri i saj, me të cilin në prill të këtij viti e bëri zyrtare lidhjen e saj, por nuk e ka bërë me dije identitetin e tij.
Kejda është kapur nga kamera e një faqeje në rrjetin social Tik Tok që reklamon jetën e shtrenjtë që bëjnë njerëzit në Monaco. Ajo shihet para “Hôtel de Paris Monte-Carlo”, i cili sipas “TripAdvisor” një natë atje kushton 1500 euro. Ndërsa Kejda personalisht deri më tani ende nuk ka postuar momente nga ky udhëtim luksoz.
@zeta.lifestyles wrzeta zetalifestyles viral

